MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
VIVE – DENTAL CLINIC Sh.p.k. (“Klinika”, “Vive Dental Clinic” ose “Ne”) është shumë e përkushtuar në mbrojtjen e të dhënave personale. Të dhënat personale nuk do të mblidhen, përpunohen dhe përdoren, përveç në masën e kërkuar për arsye teknike dhe për ekzekutimin e shërbimeve dhe përmbajtjeve individuale, dhe nëse nuk keni dhënë pëlqimin tuaj të veçantë ose të dhënat përpunohen bazuar në interesat tona legjitime.
Nëpërmjet këtij dokumenti ju informojmë mbi mënyrën se si përpunohen të dhënat tuaja personale, përfshirë të dhënat shëndetësore, si dhe mbi të drejtat që ju gëzoni në lidhje me to. Ky informacion bazohet në Nenet 13 dhe 14 të Rregullores së Përgjithshme Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (‘GDPR’), si dhe Ligjin nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Çfarë të dhënash përpunohen dhe nga cilat burime?
Klinika përpunon të dhëna që merren drejtpërdrejt nga ju gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve dentare...
- Të dhëna identifikuese: emër, mbiemër, datëlindje, numër telefoni, adresë, email, numër identifikimi personal (ID).
- Të dhëna shëndetësore: diagnoza, historiku mjekësor dentar, trajtimet e kryera, radiografi, receta mjekësore, alergji, medikamente të përdorura.
- Të dhëna financiare: informacion mbi pagesat, faturat dhe sigurimet shëndetësore, nëse është e aplikueshme.
- Të dhëna të tjera: pamje video nga sistemi i sigurisë (CCTV) në ambientet e klinikës, nëse ekziston.
Për çfarë arsye dhe mbi çfarë baze ligjore përpunohen të dhënat?
Ne përpunojmë të dhënat në përputhje me dispozitat e GDPR dhe Ligjin nr. 124/2024, për qëllimet si vijon:
- Përmbushja e detyrimeve kontraktore dhe mjekësore, - Neni 6 i GDPR dhe Neni 7 i Ligjit nr. 124/2024.
- Përmbushja e detyrimeve ligjore, - Neni 6 i GDPR dhe Neni 7 i Ligjit nr. 124/2024.
- Bazuar në dhënien e pëlqimit tuaj, - Neni 9 i GDPR dhe Neni 7 i Ligjit nr. 124/2024.
- Për të mbrojtur interesin e ligjshëm, - Neni 6 i GDPR dhe Neni 7 i Ligjit nr. 124/2024.
- Për marketingun e shërbimeve, - Neni 6 i GDPR dhe Neni 7 i Ligjit nr. 124/2024.
Kush ka akses në të dhënat tuaja?
- Stafi mjekësor dhe administrativ i klinikës, që janë të autorizuar dhe të trajnuar për mbrojtjen e të dhënave.
- Palët e treta të kontraktuara (p.sh. laboratore diagnostike, kompani IT ose ofrues të sistemeve të faturimit).
Përgjegjësi dhe kontakt
Klinika Dentare VIVE – DENTAL CLINIC
📍 Adresë: Rr. [●], Tiranë, Shqipëri
📞 Tel: +355 [●]
📧 Email: [●]
